Video

29/06/2014 01:32:56

Brazili, me luftė tė madhe nė ēerekfinale!

Brazili ka arritur tė kualifikohet nė ēerekfinale tė Kampionatit Botėror, Brazili 2014, pasi eliminoi Kilin nė penalti, sepse rezultati 1-1 nuk pėrcaktoi fituesin nė kohė tė rregullt







Kili startoi me formacionin mė tė fortė, ku Vidal dhe Sanchez udhėhoqėn ekipin e Sampaolit.
Brazili nga ana tjetėr me njė pėrbėrje tejet ofensive me nė krye Neymar sulmoi portėn kundėrshtare nga minuta e parė. Me tė filluar ndeshja Brazili e dominoi takimin, kurse Neymar u shfaq rrezikshėm nė dy-tri mundėsi.

Pas njė gjuajtje nga kėndi, ishte David Luiz ai qė realizoi me kokė duke shfrytėzuar njė devijim tė Thiago Silvas. Kili filloi t’i merrte gjrat nė dorė dhe nė minutėn e 32-tė, ishte Alexis Sanchez ai qė me njė goditje precize mposhti portierin Julio Cesar. Njė gol ky qė erdhi pas njė gabimi nė mbrojtjen braziliane. Nė vazhdim Brazili dominoi bindshėm, duke qenė pranė golit me Neymar dhe nga njė goditje e Dani Alves.

Por, nė fund tė pjesės sė parė ishte Kili qė pėr pak sa nuk e realizoi, nga njė pakujdesi e mbrojtjes braziliane.

Pjesa e dytė filloi me lojė tė shpejtė dhe tė bukur nga tė dyja skuadrat. Nė fillim tė pjesės sė dytė ishte Hulk ai qė realizoi, por nuk u pranua ky gol, pėr shkak se lojtari preku topin me dorė. Nė vazhdim Kili pati mundėsi tė ēmuar kur Isla pas njė pasimi tė Sanchez nuk realizoi pėrballė portierit, Julio Cesar. Nė minutėn e 73-tė ishte Jo’ ai qė nuk arriti tė realizonte nga afėrsia, pas njė harkimi tė Hulk, duke konfirmuar dominimin e lehtė tė Brazilit.

Deri nė fund nuk pati ndryshime, dhe skuadrat u desh tė vendosin epilogun nė vazhdimesi. Nė vazhdime u zhvillua lojė mjaft luftuese mes dyja skuadrave, ku rastin mė tė mirė e pati Pinilla nė minutėn e fundit tė takimit. Pinilla pasi pranoi njė pasim lansoi njė goditje super tė fuqishme, duke qėlluar shtyllėn.

Nė penalti pėrfundimi ishte jashtėzakonisht dramatik. Julio Cesar ndali dy penalti nė mėnyrė tė shkėlqyer, teksa ishte viktimė e gabimeve tė bashklojtarėve tė tij. Nė fund Jara humbi penaltinė vendimtare duke qėlluar shtyllėn dhe Kili u eliminua faqebardhė, pasi luajti pėr mrekulli.

Brazili nė ēerekfinale takohet me fituesin e takimit Kolumbi – Uruguai.

Arbėr Meēenovi